Një veturë që mbante targa serbe është djegur këtë mëngjes në pjesën veriore të Mitrovicës.
Kështu ka bërë të ditur Besim Hoti, zëdhënësi i policisë për media në rajonin e Mitrovicës së Veriut, i cili e ka konfirmuar lajmin për klankosovën.
“Vetura me targa të Serbisë është djegur sot në mëngjes”, është shprehur Hoti për klankosovën, transmeton Fol Drejt.