Kylian Mbappe pritet të luajë vetëm sezonin e ardhshëm në PSG, dhe më pas pritet të largohet nga klubi.
Ai vetë konfirmoi se nuk ka ndërmend të përdorë opsionin nga kontrata për zgjatjen automatike të bashkëpunimit deri në fund të qershorit 2025, dhe kjo do të thotë se klubet e pasura e të interesuara për të po marrin masa për një nga sulmuesit më të mirë të ditëve së sotme. Real Madridi përmendet më së shumti.
Mbappe dhe Reali kanë qenë të lidhur prej kohësh, madje verën e kaluar transferimi i sulmuesit francez te klubi spanjoll u prezantua si punë e kryer. Në fund, Mbappe pranoi rreth 50 milionë euro pagë vjetore dhe rreth 100 milionë euro bonus nënshkrimi dhe qëndroi në Paris. Ndërsa tash është e diskutueshme për sa kohë do të jetë aty.
Çmimi është 150 milionë euro për të gjithë përveç Realit
ESPN zbulon dhe mediat spanjolle raportojnë se ndarja mund të ndodhë edhe më shpejt. Pronarët e klubit parizian janë gati të pranojnë oferta jo më pak se 150 milionë euro, me kusht që Reali të mos pranohet në atë shumë. Raportet mes dy klubeve thuhet se janë të këqija, por edhe dëshira e vetme e Mbappes raportohet se është të shkojë te Reali.
Mbappe ka luajtur 260 ndeshje për PSG-në me një performancë prej 212 golash dhe 98 asistime, transmeton Fol Drejt.