Kur bëhet fjalë për refugjatët, emigrantët dhe azilkërkuesit në Austri (dhe Gjermani) të përkujtohen fjalët e ushtarit dhe shkrimtarit të madh gjerman Ernst Jüngers, i cili, në 1982 do shprehej: “Kush jeton gjatë, përjeton gjithçka dhe bile edhe të kundërtën. Kthimi vjen në një mënyrë që askush nuk e ka planifikuar apo parashikuar. Gjërat ndodhin në atë formë, që deri para pak kohësh ishin të paparashikuara.”
Një autor austriak Paul Lendvai, për “Der Standard” ka shkruar se ai ka ardhur me 180 mijë hungarezë, përpara 62 vitesh në Austri. Prej tyre 15 mijë hungarezë kanë mbetur akoma në Austri, përcjell foldrejt.com. Përjetimet ai i ka paraqitur në librin e tij me kujtime: “Austria ime – 50 vite përjetimeve”.
Për të mos përfunduar këtu, dhjetëramijëra çekë dhe sllovakë erdhën në Austri gjatë 1968/69, më pas, në 1980/81 erdhën polakët, kurse gjatë viteve 90-të erdhën boshnjakët dhe shqiptarët. Këta pa shumë zhurmë patën mundësinë për t’u punësuar dhe integruar në Austri. Ndryshe ndodhi me valën e re të refugjatëve nga Lindja e Mesme në 2015.
Bruno Kreisky, i cili vetë është refugjat, thekson se “çfarë është për Zvicrën Kryqi i Kuq dhe çmimi NOBEL për Suedinë, për Austrinë është roli si vend azilantësh”.
Austria ka pritur me duar hapur edhe polakët dhe kroatët, serbët dhe sllovenët. “Ne të gjithë, besimtarët katolikë dhe protestantë, ortodoksët hebrenj ose agnostikë, boshnjakët muslimanë ose shqiptarë, këtu kemi gjetur një atdhe të ri,” shkruan më tej Lendvai, përcjell foldrejt.com.
Kjo çfarë përmendet lartë është se në një fare mënyrë të gjithë jemi “bijë refugjatësh” dhe se lufta kundër strehimit të të huajve është luftë mbi të kaluarën tënde./Foldrejt.com