Ndërsa protesta pranë Gjykatës Speciale në Hagë e cila pritet të vazhdojë deri në orën 13:00, po vijon, ndër protestuesit e shumtë është edhe ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, i cili është solidarizuar me ish krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen atje, shkruan Fol Drejt.
Sipas ish gjeneralit Kudusi Lame, dikush po dëshiron ta kthejë Serbinë në viktimë e shqiptarët që luftuan për çlirim, në kriminelë.
“Nuk mund të durojmë më padrejtësinë vetëm pse të fuqishmin duan të rregullojnë interesat e tyre mbi të drejtat tona” – ka thënë ndër të tjera ai.
Sipas tij, as ai vetë nuk është “i gatshëm të pranoj padrejtësinë vetëm pse Serbinë dikush ka dëshira ta kthejë në viktimë e shqiptarët që luftuan për t’u çliruar e shpëtuar prej saj, të kthehen në kriminelë. A ndihesh vërtetë e plotësuar duke akuzuar çlirimtarët për krime për të bërë Serbinë viktimë? A i beson vetë këto që po bën? A vërtetë mendon Evropa që progresi dhe zhvillimi arrihen duke dëmtuar çlirimtarët?”
Lame ka thënë se tani është momenti që shqiptarët ta fitojnë “të drejtën dhe dinjitetin politik dhe juridik në sytë e botës”, ka thënë ai./FolDrejt/