Ai tha se qëndrimet e tij për këtë temë do t’i përcjellë së bashku në samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor nesër në Bruksel.
Nëse nuk sigurohet përparimi i procesit të integrimeve evropiane, do të jetë problem serioz dhe goditje për kredibilitetin e Bashkimit Evropian në Ballkan, tha sot kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
“Edi Rama, Aleksandar Vuçiq dhe unë morëm sot një vendim për të riafirmuar qëndrimin se Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia kanë një të ardhme evropiane”, ka shkruar Kovaçevski në Facebook./FolDrejt/