Presidenti i Türkiye-s, Erdoğan i cili ndodhet në New York të SHBA-së për takimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka pritur në një takim kryeministrin e Japonisë, Kishida.
Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida falënderoi Türkiye-n për diplomacinë efektive në vazhdimin e eksporteve të drithit nga Ukraina nën sulmet ruse, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan i cili ndodhet në New York të SHBA-së për takimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka pritur në një takim kryeministrin e Japonisë, Kishida.
Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Japonisë thuhet se në takim Kishida sulmet e vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë i ka cilësuar si “veprime dhune që trondisin themelin e rendit ndërkombëtar”.
Kishida tha se i kanë mirëpritur “përpjekjet rezistente diplomatike” dhe rolin aktiv të Türkiye-s në vazhdimin e eksporteve të drithit nga Ukraina që ndodhet nën sulme.
Dy liderët në takim ranë dakord për përshpejtimin e negociatave mes dy vendeve për përfundimin sa më parë të marrëveshjes së partneritetit ekonomik.
Në fund të korrikut, OKB-ja dhe Türkiye morën përsipër ndërmjetësimin mes Rusisë dhe Ukrainës për eksportin e sigurt të drithit nga portet në Detin e Zi./FolDrejt/