Përherë të parë vjen një sinjal pozitiv nga Spanja për të njohur pavarësinë e Kosovës, edhepse kushti i saj duket i vështirë për t’u arritur shpejt. Sipas ministrisë së jashtme spanjolle, e cila ka folur për EuObserver, “Spanja nuk ka pozitia obstruksioniste, por konstruktive”. Më tutje aty thuhet se “Spanja do njihte pavarësinë e Kosovës, duke lidhur edhe marrëdhënie diplomatike, në rast se ka një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës.” Pra asgjë pa marrëveshje, gjithçka me marrëveshje, përcjell foldrejt.com.
Spanja beson se së shpejti mund të arrihet një marrëveshje, duke dhënë të dyja palët diçka nga vetja. Sipas analistëve, qeveria e majtë spanjolle është më e hapur kundrejt Kosovës, por normalisht nuk mund të marrë hapa të njëanshme, pasi rrezikon rajonin e saj të Katalonisë dhe Baskëve.
Shtetet tjera si Greqia, Sllovenia, Rumania dhe Qiproja, të cilat gjithashtu nuk njohin pavarësinë e Kosovës, nuk kanë dashur të flasin për EuObserver rreth njohjes së Kosovës./Foldrejt.com