Vendet e G7 kërcënuan Minskun me sanksione shtesë në rast të pjesëmarrjes më aktive të Bjellorusisë në konfliktin në Ukrainë.
Ministrat e jashtëm të G7 deklaruan se “nëse vendi përfshihet më aktivisht në luftën ruse, autoritetet bjelloruse do të paguajnë një çmim të lartë”.
Diplomatët e G7 përsëritën thirrjen e tyre drejtuar autoriteteve bjelloruse që të ndalojnë ndihmën e Moskës, duke përfshirë lejimin e forcave të armatosura ruse të përdorin territorin bjellorus për të lëshuar raketa drejt Ukrainës, transmeton Fol Drejt.