Ministrat e Jashtëm nga Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) dënuan djegiet e fundit të kopjeve të Kuranit në Suedi, Holandë dhe Danimarkë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Ne i dënuam me termat më të ashpër aktet e politikanëve ekstremistë, të ekstremit të djathtë në disa vende të djegies dhe përdhosjes së Kuranit të Shenjtë muajin e kaluar”, thanë ata në një deklaratë të botuar në faqen e internetit të bllokut të shtunën.
“Ky akt blasfemie ka lënduar dhe njollosur tolerancën fetare. Liria e shprehjes duhet të ushtrohet në mënyrë të përgjegjshme. Ne riafirmuam angazhimin e ASEAN-it për të vazhduar inkurajimin e dialogut dhe mirëkuptimit dhe promovimin e frymës së bashkëjetesës paqësore për të arritur paqen dhe harmoninë në një komunitet të larmishëm global”, shtoi ai.
Ministrat u takuan në Xhakartë, Indonezi, për të diskutuar çështjet rajonale në mbledhjen e parë të rëndësishme nga blloku rajonal që kur Indonezia mori kryesimin për vitin 2023./FolDrejt/