Një ditë më parë e bëri me shkrim.
E të martën, presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky i kërkoi Bashkimit Evopian edhe me fjalë anëtarësimin e vendit të tij.
“Dëshmojeni që jeni me ne. Dëshmojeni që nuk do të na lini. Dëshmojeni se jeni evropianë dhe që jeta do të fitojë ndaj vdekjes dhe drita do të fitojë ndaj errësirës. Lavdi Ukrainës”
Fjalët e liderit të vendit që po përballet me njërën nga ushtritë më të forta në botë, e emocionuan edhe përkthyesin e parlamentit evropian, institucionit që votoi pro pranimit.
Dridhja e zërit dhe përlotja e tij preku edhe presidenten e Komisonit Evropian, Ursula Von der Leyen dhe të gjithë eurodeputet në sallë.
Megjithatë ajo këtu nuk dha përgjigje për kërkesën e Zelensky, por u zotua për gjysmë miliardi euro të buxhetit të bllokut për t’u marrë me pasojat humanitare të luftës.
E para e komisionit Evropain u tregua e ashpër edhe me oligarkët rus.
“Mos u gaboni, ne do të bllokojnë edhe asetet e tyre, qofshin jahte, apo makina luksoze”. deklaroi Ursula von der Lejen, presidente e Ukrianës
Të revoltuar me veprimet e Moskës e shprehen edhe dhjetëra ambasador e diplomatë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Çarmatim në Zvicër.Ata lëshuan sallën kur fjalën morën ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov i cili dha një arsyetim të ri të pushtimit rus në Ukainë. Sipas tij, po parandalohet grumbullimi i armëve bërthamore në Ukrainë, derisa liderët ukrainas i quajti nazistë. Ky u shpreh i gatshëm të bisedojë për stabilitetin strategjik me Shtetet Bashkuara, por me kusht që Perëndimi të ndalojë furnizimin me armë për shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik.