Diplomatët e lartë rusë dhe të OKB-së diskutuan zgjidhjen e krizës siriane në një takim në Moskë të enjten, raporton AA, përcjell Fol Drejt.
Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergey Vershinin dhe i dërguari i OKB-së për Sirinë Geir Pedersen patën një diskutim të detajuar mbi Sirinë, me fokus në gjetjen e një zgjidhjeje politike për këtë çështje, sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme.
“Vëmendje e veçantë iu kushtua detyrave të avancimit të procesit politik të udhëhequr dhe kryer nga vetë sirianët me mbështetjen e OKB-së duke respektuar sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të SAR (Republika Arabe Siriane)”, thuhet në deklaratë.
Të dy zyrtarët diskutuan gjithashtu çështje aktuale humanitare, si tejkalimi i efekteve të tërmetit të 6 shkurtit.
“U theksua nevoja për të ofruar ndihmë për sirianët pa diskriminim, politizim dhe parakushte në përputhje me parimet dhe normat udhëzuese të së drejtës ndërkombëtare humanitare”, thuhet tutje në deklaratë. /FolDrejt/