Autoritetet amerikane nuk i lejuan diplomatët rusë të vizitonin varret e ushtarëve sovjetikë në shtetin e Alaskës.
“Fatkeqësisht, autoritetet lokale amerikane, pa shpjegime, nuk i lejuan diplomatët e ambasadës të vizitonin Varrezat Kombëtare në Fort Richardson dhe të gjunjëzoheshin para varreve të pilotëve dhe marinarëve sovjetikë që vdiqën në Alaskë në vitet 1942-1945”, tha për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS, Nadezhda Shumova, drejtuesja e departamentit konsullor të Ambasadës Ruse, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Shumova tha se përpjekjet për të pasur qasje në memorialet përmes Departamentit të Shtetit të SHBA-së ishin të pasuksesshme, duke shtuar se “nota diplomatike e ambasadës ruse u shpërfill”.
Raporti vuri në dukje se kërkohet një leje e veçantë për të vizituar memorialin pasi varret ndodhen në territorin e një baze ushtarake aktive. Ai tha se diplomatët dhe gazetarët rusë në të kaluarën iu miratua një leje e tillë.
“Ne nderojmë kujtimin e bashkatdhetarëve tanë që dhanë jetën për atdheun e tyre dhe të shtetasve amerikanë të rënë, që luftuan gjatë Luftës së Dytë Botërore në radhët e koalicionit kundër Hitlerit”, shtoi Shumova.
Rreth 11 ushtarë sovjetikë janë varrosur në Varrezat Kombëtare në Fort Richardson, të cilët vdiqën gjatë Luftës së Dytë Botërore teksa fluturonin me aeroplanë nga SHBA-ja në Bashkimin Sovjetik si pjesë e një programi të përbashkët, thuhet në raportim./FolDrejt/