Ambasadori rus në Beograd, Alexander Botsan Kharcenko, në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, ka theksuar se “ndarja e Kosovës” mund të ndodhë vetëm nëse pajtohen Prishtina dhe Beogradi, si dhe të pranohet nga ana serbe, por edhe të konfirmohet nga Këshilli i Sigurimit në formë të një rezolute të re, që do zëvendësonte Rezolutën 1244 përcjell foldrejt.com.
Sipas Khahrcenko, “linjat e kuqe” për Rusinë mund të tejkalohen në rast se pajtohen të dyja palët. Ai shtoi se marrëveshja e re duhet të jetë e balancuar dhe në interes të përbashkët./Foldrejt.com