“Arsyeja është se unë nuk jam dakord dhe nuk e miratoj fuqimisht atë që qeveria ime ka bërë që nga shkurti dhe nuk dua të lidhem më me të. Nuk shoh alternativë (për këtë vendim)”, tha diplomati i lartë rus, duke theksuar se Dilema ishte vetëm kur do ta bënte atë që bëri, jo nëse do ta bënte.
Diplomati i lartë rus në misionin e përhershëm në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, Boris Bondarev, i cili dha dorëheqjen për shkak të mosmarrëveshjes me pushtimin rus të Ukrainës, tha sot se sigurisht konsiderohet si tradhtar në Rusi, transmeton Fol Drejt.
Në një bisedë me redaktorin e BBC-së, Steve Rosenberg, Bondarev shpjegoi pse dha dorëheqjen dhe foli kundër udhëheqjes shtetërore ruse./FolDrejt/