Diplomati zviceran tha se stimujt e ofruar nga Türkiye në teknologjitë e reja, si energjia e rinovueshme, makinat elektrike, dronët dhe inteligjenca artificiale, krijojnë mundësi të reja për qarqet e biznesit zviceran.
Sipas konsullit të përgjithshëm zviceran në Istanbul, Julien Thoni, ditët në vazhdim premtojnë perspektiva edhe më të ndritshme në lidhjet tregtare turko-zvicerane, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Diplomati zviceran tha se stimujt e ofruar nga Türkiye në teknologjitë e reja, si energjia e rinovueshme, makinat elektrike, dronët dhe inteligjenca artificiale, krijojnë mundësi të reja për qarqet e biznesit zviceran.
Për marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve, Thoni tha se në vitin 2021 vëllimi i tregtisë dypalëshe arriti në 4.6 miliardë dollarë. Ai shtoi se ka një “vizion për ta përmirësuar këtë vëllim”.
Sipas tij, pakti i tregtisë së lirë midis Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA), anëtarë e të cilës janë Zvicra dhe Türkiye, i jep shtysë marrëdhënieve tregtare dypalëshe.
Thoni bëri të ditur se mbi 300 kompani zvicerane tashmë janë aktive në tregun turk dhe për rrjedhimisht Zvicra është investitori i gjashtë më i madh i huaj direkt në vend.
Duke theksuar se Türkiye ka qenë ndër destinacionet kryesore për turistët zviceranë, Thoni theksoi se numri i zviceranëve që vizitojnë vendin së shpejti do të kap shifrat para pandemisë COVID-19, respektivisht rreth 280 mijë./FolDrejt/