Karen Donfried ka filluar një “turne” vizitash në Ballkan.
Ndihmës sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike vizitën e saj në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ka vendosur ta filloj me Kosovën.
Donfried pritet të arrij sot në Kosovë.
Pas 3 ditësh zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, do të vizitojë edhe Shqipërinë. Në axhendën e publikuar nga ambasadorja e ShBA-ve në Tiranë Yuri Kim, theksohet se diplomatja e lartë amerikane do ta vizitojë Shqipërinë në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve dypalëshe.
Donfried përpos Kosovës dhe Shqipërisë do të shkojë edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi./FolDrejt/