Oscar Mattei u bë fytyrë e njohur në moshën 90 vjeçare.
Mosha nuk e pengoi asnjëherë atë të studionte dhe t’ia dilte të diplomohej për Drejtësi në Universitetin e Romës, gjë për të cilën edhe u bë i njohur për njerëzit.
“Një emocion i papërshkrueshëm, kanë qenë pesë vite të mrekullueshme”, tha Mattei për këtë arritje, transmeton Fol Drejt.
Ai e mbylli shkëlqyeshëm diplomimin e tij duke prezantuar një tezë për të drejtën sportive me titull: “Të drejtat dhe detyrat e sportistit federativ”. Oscar Mattei u shfaq dukshëm i lumtur dhe i emocionuar përpara një komisioni profesorësh që mund të ishin fëmijët, apo edhe nipërit e tij.
“Z. Mattei, stërgjyshi, ndër vite u dallua në Universitet për pasionin me të cilin ndoqi studimet e drejtësisë dhe për marrëdhëniet me kolegët e tij më të rinj, me të cilët ka krijuar miqësi dhe ka ndarë anekdota.”, thuhet mes të tjerash në faqen zyrtare të Universitetit në Instagram./FolDrejt/