Sot ka diplomuar klasa 2023 e kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Njoftimin e bëri ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Nga sot 15 oficerë të rinj u shtuan në rradhët e FSK-së, për t’i shërbyer me vullnet e përkushtim atdheut ashtu siç heronjtë tanë para nesh bën, rrugëtimi i të cilëve është e kaluara jonë e lavdishme dhe udhërrëfyesi i të ardhmes tonë të ndritur që na pret.”, shkroi Mehaj në llogarinë e tij.
Mehaj theksoi se me bindjen e plotë se kadetët janë formësuar si udhëheqës me karakter të fortë, të gatshëm për të ruajtur stabilitetin dhe paqen në vend, sigurinë përtej kufijve shtetërorë si pjesë e stërvitjeve e operacioneve ndërkombëtare kudo dhe kurdo që të jetë e nevojshme, përkrah partnerëve strategjikë dhe shteteve që mbrojnë vlerat demokratike, u shpreh se vendi ynë është në duart e sigurta të grave dhe burrave më trima e ekselent të Forcës së pazëvendësueshme të këtij vendit. /FolDrejt/