Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka uruar nipin e tij, djalin e vëllait hero, Shkelzenit, Luan Hardinaj për diplomimin si Oficer të Inteligjencës Ushtarake.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Luani i ka bërë krenarë të gjithë.
“Luani i ri sot diplomoi në MIBOLC, kursi bazik për Oficer të Inteligjencës Ushtarake në SHBA”.
“Ai na bënë krenarë të gjithëve, Shkelzenin dhe gjithë kombin. Nderime Atdheut, Luan”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe, Shkëlzen Haradinaj kishte rënë më 6 maj të vitit 1999 në kufi me Shqipërinë, ndërsa me një grup bashkëluftëtarësh po hynin në Kosovë.