Dirigjenti kosovar Hajrullah Syla ka marrë pjesë në “InterBalkan Choir”, një koncert ku morrën pjesë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor prej nga edhe e ka marrë emrin.
Në koncertin e datës 04.03.2022 që ishte gjithashtu edhe debutimi i këtij kori, u mbajt në sallën koncertale “Megaro” në Selanik të Greqisë. Në këtë koncert u përfshi edhe një program i larmishëm me vepra të kompozitorëve botërore dhe ballkanikë, shkruan lajmi.net.
Ndër këto vepra, ishte edhe ajo e dirigjentit kosovar, Hajrullah Syla, “O Magnum Mysterium” që i dha jehonë sallës koncertale.
Vet Hajrullahu tha se ishte nder dhe kënaqësi që mori pjesë në këtë koncert. Ai shprehet se kori do të vazhdojë të paraqitet edhe në vende të tjera, transmeton lajmi.net, përcjell FolDrejt.com.
“Ishte nder dhe kënaqësi për mua që në këtë koncert të paraqitem me vepren “O Magnum Mysterium” dhe gjithashtu ta dirigjoj korin së bashku me Cellisten Maria Christova. Koncerti u prit shumë mirë nga publiku dhe kritika ishte mjaft e mirë në lidhje me të. Besoj që kori InterBalkan do të vazhdojë të paraqitet edhe në vende të tjera të ballkanit duke realizuar programe mjaft të rëndësishme për kulturën korale muzikore në Ballkan.”, tha Syla.
Programi i “InterBalkan Choir” ishte:
Blazheni Yazdhe Izbral nga kompozitori Peter Y. Tchaikovsky
“Deus Misere” Zorzes Katris
Libera nga Bardos Lajos “Graduale” nga A. Bruckner,
“O Magnum Mysterium” nga Hajrullah Syla
Valsi Hyjnor nga Genc Tukiqi,
Zhatvari Harvestes nga Manolov,
Me to lyhno toy astrou nga Theodorakis
Tu che sei Madre pjese nga Opera Cavalleria Rusticana e P. Mascagni.