Sigurisht, Erling Haaland shënoi dy gola në ndeshjen kundër Leeds dhe fitoren 3:1 të Manchester Cityt në xhiron e 17-të të Premier League.
Disa e kritikuan për mos festimin e golave.
“Ishte planifikuar. Unë nuk isha i lumtur. Unë kam shumë respekt për Leeds, kam lindur atje. Sigurisht që isha me Jack dhe i thamë njëri-tjetrit që bëmë një punë të mirë”, tha Haaland , më pas shtoi:
“Babai dhe nëna ishin në tribuna. E gjithë familja e ndoqi ndeshjen. Ishte e veçantë. Kur isha i vogël kisha një fanellë të Leeds me emrin e Eirik Bakke, si dhe fanellën e babait tim të Manchester Cityt”, tha Haaland.
Të luash në Elland Road është një ëndërr e realizuar për të.
“Asnjëherë në ëndrrat e mia më të çmendura nuk mund të kisha ëndërruar se do të luaja në Elland Road për Manchester Cityn, kundër Leeds. Unë as nuk mund ta ëndërroj diçka të tillë. Babai im ka luajtur për të dy klubet, jam krenar për këtë”./FolDrejt/