Problemi i rënies së flokëve shpesh varet jo vetëm prej faktorëve genetikë, por edhe prej një stili jete jo korrekt. Më poshtë gjeni katër këshilla, të cilat shërbejnë për të parandaluar rënien e flokëve.
-Një regjim ushqimor i kujdesshëm.Ushqimet e përzgjedhura me kujdes mund t’i ushqejnë më së miri flokët si dhe të parandalojë rënien e tyre. Përfshini në dietën tuaj ushqimore, proteina, vitaminë A, B dhe E.
-Përdorni shampon e duhur. Lajini flokët me një shampo delikate dhe specifike, si dhe masazhojeni rrënjën e flokëve lehtësisht për disa minuta gjatë kohës së larjes.
-Kujdes nga stresi. Nervozizmi dhe stresi shton rënien e flokëve, problem i cili bëhet shumë i ndjeshëm.
-Kujdes nga dielli. Ekspozimi i zgjatur ndaj rrezeve të diellit mund të dobësojë flokët tanë, deri sa ti çojë drejt rënies. Këshillohet që herë pas here të përdorni kapele.