Të gjitha kompanitë që kanë përdorur ndihmën shtetërore për pagesën e pagave, do të duhet të dorëzojnë formularë në Drejtorinë e të Ardhura Publike. Disa prej tyre do të duhet të kthejnë deri në 50 për qind të parave të marra nga shteti, në tre këste mujore pa interes. Nga DAP sqarojnë se kushtet e ndërmarrjeve, që duhet ose nuk duhet t’i kthejnë paratë janë të ndryshme në varësi të asaj kur e kanë shfrytëzuar ndihmën.