Zjarri brenda shtëpisë më së shpeshti mund të ndizet në kuzhinë.
Kur bëhet fjalë për gatimin në shtëpi, është shumë e rëndësishme të siguroheni se po bëni gjithçka që mundeni për të parandaluar zjarret që mund të shkaktohen nga yndyra, përcjell Fol Drejt.
Zjarret në këto raste, jo vetëm që janë të rrezikshëm, por janë të vështirë për t’u shuar.
Këtu janë disa këshilla praktike, të cilat do të reduktojnë më së miri këtë rrezik.
5 mënyra për të parandaluar zjarret në kuzhinë
Mbani veshje të përshtatshme për kuzhinë
Edhe pse mund të mos jetë gjëja e parë që ju shkon ndërmend kur ju duhet të gatuani pas një dite të gjatë, duhet të dini se të jeni të vetëdijshëm për atë që keni veshur është një masë sigurie e rëndësishme. Kjo sepse robat e gjera mund të marrin zjarr lehtësisht. Ndaj është më e përshtatshme të vishni rroba më të shkurtra, të ngushta ose të siguroheni që i keni përveshur mirë mëngët.
Njihni pikat e nxehjes së vajrave me të cilët gatuani
Të gjithë vajrat, gjalpi, dhe yndyrat e tjera, kanë temperatura të ndryshme nxehjeje.
Kur pika e nxehjes tejkalohet, vaji mund të ndizet, duke shkaktuar një zjarr. Kjo është një nga arsyet më të zakonshme të zjarrit në kuzhinë.
Nëse dini se në cilën temeraturë vaji që ju gatuani arrin temperaturën maksimale, do të keni më shumë mundësi të shmangni djegien e vajit dhe tejkalimin e saj.
Shtoni vaj me ngadalë
Në vend që të shtoni të gjithë vajin menjëherë në enën e gatimin, shtojeni atë ngadalë për të shmangur një zjarr të mundshëm.
Pastroni rregullisht sobën tuaj
Nëse derdhni aksidentalisht ndonjë yndyrë, sigurohuni që ta pastroni mirë pasi mund të marrë lehtësisht zjarr. Në mënyrë ideale, këshillohet të pastroni plotësisht sobën pas çdo përdorimi, ose të paktën një herë në javë.
Qëndroni në kuzhinë ndërsa jeni duke gatuar
Shpesh ndodh që ndërsa gatuajmë, shumë gjëra që na rrethojnë të na shpërqëndrojnë, dhe për një çast të harrojmë se po gatuajmë.
Nëse po përdorni në temeratura të larta, duhet të tregoni tepër kujdes dhe vëmendje, pasi në çdo moment mund të rrezikoheni nga ndonjë zjarr i papritur. Dhe nëse duhet të dilni nga kuzhina, fikini sobën ose pllakën e gatimit.
Çfarë duhet të bëni nëse ka një zjarr në kuzhinë?
Aksidentet ndodhin edhe për më të kujdesshmit. Nëse kjo ndodh, qëndroni të qetë dhe mos hidhni ujë në flake sepse kjo nuk do të shuajë një zjarr që është shkaktuar nga yndyra. Në fakt, mund ta përkeqësojë atë.
E në rast se zjarrni ndodh në një tenxhere ose tigan, përdorni një kapak metalik për ta mbuluar dhe për të mbytur flakën.
Gjithashtu duhet të kini parasysh se çdo kuzhinë apo shtëpi duhet të ketë një shuajtëse zjarri./FolDrejt/