Të jesh prind i mirë nuk është absolutisht diçka e lehtë. Kërkon shumë punë e përkushtim, dhe ndonjëherëgjërat nuk shkojnë ashtu siç i parashikon.
Kjo gjë sigurisht të mërzit, por nuk ke pse ndihesh keq. E rëndësishme është të bësh më të mirën tënde për ta edukuar dhe rritur siç duhet fëmijën tënd, transmeton Fol Drejt.
Disa nga fjalitë që duhet t’ia thoni përditë fëmijës suaj, janë këto:
- Të dua shumë.
Sikurse çdo person, fëmijët kanë nevojë të ndihen të dashur nga dikush, sidomos nga prindërit e tyre. Tregojani sa më shpesh dashurinë, pasi kështu do e bëni fëmijën tuaj të ndihet më mirë dhe më i lumtur. - Jam krenar/e për ty.
Nëse fëmija yt arrin diçka, vlerësoje atë duke i treguar se sa krenar apo krenare je. Edhe nëse është njëdetyrë e lehtë, prapë bëje të ndihet mirë, pasi në fund të fundit është munduar për ta realizuar atë. - Të kam falur.
Sigurisht që fëmijët gabojnë dhe përmes gabimeve do të nxjerrin edhe mësimet e duhura. Ama nuk duhet kurrsesi ta bëni fëmijën tuaj të ndihet në faj. Faleni dhe tregojini se nuk i mbani mëri. Një gabim nuk mund të kthehet mbrapsht, ama me fjalët tuaja mund ta bëni fëmijën tuaj të ndihet më mirë. - Më fol pak për ditën tënde.
Trego interes. Edhe nëse të flet për gjëra që nuk të interesojnë t’i dish, sidomos pas një dite të lodhshme që ke kaluar në punë, prapë mos e ndalo. Fëmija ka nevojë të shprehet për çdo gjë, pasi kështu zhvillon tëfolurën, bëhet më i hapur dhe ndihet mirë që dikush po e dëgjon. - Kjo është përgjegjësia jote.
Edhe fëmijët kanë nevojë të ndihen të përgjegjshëm për diçka. Fëmijët duan të kenë pavarësinë e tyre dhe është mirë t’i mësoni me sensin e përgjegjësisë. Nëse ia vini shpesh në dukje se diçka u takon vetëm atyre, sigurisht ata do të përpiqen ta realizojnë në mënyrën e duhur. - Ti je në gjendje të bësh çdo gjë.
Fëmijët mërziten shumë shpejt, sidomos kur dështojnë në arritjen e diçkaje që dëshironin ta arrinin. Ama nëse ka diçka që mund ta bësh si prind, është ta motivosh fëmijën tënd se mund të arrijë gjithçka. Nxite tëprovojë sërish, të harrojë çfarë ndodhi e të eci më i sigurtë përpara.