Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Vushtrri.
Rasti është rapotuar gjatë ditës së djeshme, rreth orës 12:42, transmeton Fol Drejt.
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në depon e tij.
Ata kanë vjedhur disa pjesë të frigoriferit dhe kanë dëmtuar kabllot e rrymës dhe disa shtylla betoni.
Rasti po vazhdon të hetohet nga policia./FolDrejt/