Një person ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 00:50, në Uglar të Prishtinës, transmeton Fol Drejt.
Ata kanë vjedhur një llaptop por edhe gjëra të tjera në shtëpinë e tij, theksohet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti është në procedurë hetimore dhe ende nuk ka ndonjë të arrestuar./FolDrejt/