Qendra Ndërkombëtare e Agrikulturës Tropikale (CIAT) ka publikuar një raport ku tregon se 4 ushqime të përditshmërisë sonë do të zhduken në vitet e ardhshme.
Kjo do të vijë për shkak të temperaturave të larta dhe thatësirave që po sjell ndryshimi klimatik, përcjell Fol Drejt.
Sipas CIAT, nëse nuk vihemi në lëvizje, në vitin 2050 ushqimet e fotogalerisë së mësipërme ka mundësi që të mos i shijojmë më.
Kafe-Një nga pijet më të konsumuara në botë është kafeja. Ajo është në rrezik zhdukjeje pasi prodhohet në vendet e Amerikës së Jugut dhe Afrikës për shkak të kushteve të shiut dhe të lagështirës. Thatësirat e zgjatura mund t’i japin fund kultivimit të kafesë deri në vitin 2050.
Kakao-Në Ganë dhe në Bregun e Fildishtë, që janë prodhuesit kryesorë në botë të këtij produkti, temperaturat do të rriten me më shumë se dy gradë deri në vitin 2050.
Banane-Ka nevojë për klimë të moderuar dhe shumë ujë për t’u pjekur, por ndryshimet klimatike po sjellin thatësira dhe parashikohet që pas vitit 2050, mos ta kemi më këtë frut.
Mjalti-Insektet po humbasin aftësinë e tyre pjalmuese. Fundi i mjaltit mund të vijë në vitin 2070./FolDrejt/