Janë pesë produkte të cila nuk rekomandohet të konsumohen në mëngjes.
Disa nga to kanë edhe efekt madje edhe në shtim të peshës, transmeton Fol Drejt.
Buka
Për shumë prej nesh është e pakonceptueshme të hamë mëngjesin pa bukë, por ja që nuk duhet bërë. Sa më pak bukë në mëngjes aq më mirë bën për trupin.
Omëletë me vezë
Ajo është shumë e shijshme, por nuk mund të hani omëletë me vezë që në mëngjes, pasi ato janë shumë të pasura me proteina dhe vitamina, por gjithashtu edhe më yndyra, pasi gatuhen me vaj.
Drithërat
Drithërat me qumësht janë shumë të këshillueshme në mëngjes, por jo çdo lloj produkti. Shumë prej nesh mendojnë se po ushqehen shëndetshëm kur konsumojnë drithëra me fruta, çokollatë apo mjaltë. Jo, përzierja e tyre me sheqer do të ndikojë direkt në shtimin e peshës.
Lëng portokalli
Kurrë mos tentoni të shtrydhni frutin, nëse keni mundësi ta hani ashtu siç është. Frutat janë gjithnjë më të shëndetshme nëse konsumohen të gjalla. E dyta, të gjitha frutat kanë sheqer, kjo do të ndikojë në shtimin tuaj në peshë.
Kos me fruta
Kosi me fruta, përveç faktit që ka sasi të mëdha sheqeri, është thjesht një lloj ëmbëlsirë e ftohtë, e cila nuk ju siguron se do të ndiheni të ngopur apo në formë gjatë gjithë ditës./FolDrejt/