Shumë qiramarrës muslimanë në Indi thonë se është bërë jashtëzakonisht e vështirë për ta që të gjejnë një vend për të jetuar për shkak të përhapjes së diskriminimit fetar, raporton DW Asia, përcjell Fol Drejt.
Atyre po u mohohet e drejta e banimit në zona të banuara kryesisht me qytetarë të besimit Hindu për shkak të besimit të tyre fetar dhe problemi duket se është i përhapur edhe në qytetet e mëdha kozmopolitane.
Kritikët theksojnë se tensionet fetare në Indi janë rritur nën udhëheqjen e qeverisë së kryeministrit Narendra Modi, e cila njihet për politika nacionalhidnduiste.
Këto kufizime rrjedhimisht nënkuptojnë që muslimanët duhet të jetojnë në zona me infrastrukurë jo të mirë dhe kritikët kanë frikë se kjo gjendje do të vazhdojë edhe në të ardhmen. /FolDrejt/
Many Muslim renters in India say it has become extremely difficult for them to find a place to live because of widespread religious discrimination.
The problem is rampant even in big, cosmopolitan cities. pic.twitter.com/XwbfyFAZCW
— DW Asia (@dw_hotspotasia) October 5, 2022