Vlora Çitaku e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, pas situatës së krijuar në veri të vendit, shkruan Fol Dretj.
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu po e sulmon opozitën kurse kryeministri “po e personalizon situatën e krijuar.”
Ajo tha se ekzekutivi është pronar i pavendimeve por edhe e gabimeve.
E dyta e PDK-së theksoi se diskursi përçarës i ndihmon vetëm armiqtë e Kosovës.
“Ministrja e Drejtesise sulmon opozitën. Kryeministri personalizon krizën e krijuar. E nderuara qeveri, nga kriza me sindikatat deri tek kriza në marrëdhëniet me aleatë, ju jeni pronarë të (pa)vendimeve. Por edhe gabimeve. Diskursi përçarës i ndihmon vetëm armiqët e Kosovës”, tha Çitaku./FolDretj/