Në bisedën e tyre Biden dhe Draghi theksuan edhe një herë se janë të gatshëm të vendosin sanksione të rënda ekonomike ndaj Rusisë nëse ajo pushton Ukrainën.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe kryeministri i Italisë, Mario Draghi zhvilluan një bisedë telefonike ku diskutuan tensionet Ukrainë-Rusi, shkruan AA.
Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Biden dhe Draghi në bisedën telefonike diskutuan për grumbullimin ushtarak të Rusisë në kufirin me Ukrainën si dhe përpjekjet diplomatike dhe parandaluese që vazhdojnë, transmeton Fol Drejt.
Dy liderët përsëritën angazhimet e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
Në bisedën e tyre Biden dhe Draghi theksuan edhe një herë se janë të gatshëm të vendosin sanksione të rënda ekonomike ndaj Rusisë nëse ajo pushton Ukrainën./FolDrejt/