Njëri ndër gazetarët më të shquar gjermanofonë të shqiptarëve, Enver Robelli nga Zvicra në lidhje direkte në emisionin “Programi 200” në Alsat, tha se në Bashkimin Evropian po zhvillohet një debat për një “Plan B” për Ballkanin Perëndimor, ku ky plan nënkupton jo anëtarësim të plotë, por një lloj anëtarësimi të klasit të dytë ku vendet e Ballkanit do të jenë të integruara në fondet e BE-së, por nuk do të jenë plotësisht të integruara në BE, ashtu si 28 vendet e tjera deri më tani.
“Një debat që është duke u zhvilluar në qarqet e eksperteve të Unionin Evropian, që nuk po i kushtohet shumë rëndësi në Ballkan, është se ka mendime për të gjetur një zgjidhje tjetër për integrimin e Ballkanit Evropian. Dmth jo anëtarësim të plotë, por një lloj anëtarësimi të klasit të dytë, një plan B, që nënkupton se vendet e Ballkanit do të jenë të integruara në fondet e BE-së, do të marrin më shumë përkrahje, por nuk do të jenë plotësisht të integruara në BE,” tha ai, përcjell foldrejt.com.