Ajo është bërë kompania e fundit perëndimore që ka tërhequr operacionet e saj nga Rusia pas pushtimit të Moskës, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Gazeta Kommersant raportoi se Disney Channel do të ndalojë transmetimin në Rusi nga 14 dhjetori.
Ai do të zëvendësohet nga një kanal i ri për fëmijë i quajtur Solntse, që do të thotë “diell” në rusisht.
Kompania Walt Disney nuk e ka komentuar menjëherë raportin.
Në mars, ajo tha se po ndalonte të gjithë biznesin në Rusi, duke përfshirë licencimin e përmbajtjes dhe produktit, por se disa kanale do të kërkonin kohë për t’u ndalur për shkak të nuancave kontraktuale./FolDrejt/