Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në botërorin e xhudos që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit, shkruan Komiteti Olimpik i Kosovës, përcjell Fol Drejt.
KOK-u këtë njoftim e bëri nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter.
Postimi i plotë:
“Bravo DISTRIA, medaliste e BRONZTË e botës
Kampionia Olimpike fitoi medaljen e bronztë në botërorin e xhudos, Tashkent 2022. Ajo në luftën për medalje mundi izraeliten, Gefen Primo, kategoria -52 kg.” /FolDrejt/