Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka kaluar në finalen e madhe të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022” që po mbahen në Algjeri.
Ajo tashmë ka fituar në gjysmëfinale ndaj xhudistes spanjolle Ana Perez dhe ka siguruar medaljen e argjendtë, transmeton Fol Drejt.
“Sigurohet MEDALJA E PARË“, ka shkruar Komiteti Olimpik i Kosovës./FolDrejt/