Kampionja Olimpike Distria Krasniqi është në finale të Grand Prixit në Almada të Portugalisë.
Krasniqi, në raundin e parë ishte e lirë, në raundin e dytë mposhti me Wazaari dhe tri dënime për Ippon francezen Leonie Gonzalez, njofton Klankosova.tv.
Distria, në çerekfinale, mposhti me 3 dënime për Ippon spanjollen Ariane Toro Soler.
Në gjysmëfinale ajo mposhti me Ippon nikoqiren, portugezen Joana Diogo.
Krasniqi, në finale, e pret garuesen nga Kroacia, Ana Viktorija Puljiz.