Presidenti i Italisë Sergio Mattarella ia ka dërguar një urim të veçantë Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Në telegramin thuhet se Italia do të vazhdojë ta mbështes Kosovës drejt perspektivës së saj evropiane, transmeton Fol Drejt.
“Në vazhdën e miqësisë dhe afërsisë që bashkon vendet tona, Italia do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në përpjekjet e saj për konsolidimin e institucioneve demokratike, në një perspektivë evropiane që urojmë se do të jetë gjithnjë e më e prekshme. Në këtë frymë do të vazhdojmë të punojmë për ta sjellë Kosovën dhe shoqërinë e saj civile më afër Evropës, veçanërisht brezat e rinj”, thuhet ndër të tjera në telegram.
Më tej, presidenti përmend edhe vullnetin dhe gatishmërinë e Italisë për të kontribuar në sigurinë e Kosovës. Ky nuk është urimi i vetëm që ka ardhur në adresë të presidentes, me rastin e Ditës së Pavarësisë./FolDrejt/