Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bëhet e ditur se gjatë ditës pritet të mbretërojë mot me diell dhe vranësira të pakta.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë gjer në 34 gradë Celsius, ndërkaq ato minimale do të lëvizin ndërmjet 14 e 17 gradë, transmeton Fol Drejt.
“Situata biometeorologjike vazhdon të jetë jostabile për shkak të indeksit të lartë UV. Këshillohet të ju shmangemi kontaktit direkt të rrezeve të diellit, aktiviteteve fizike, sepse kjo situatë meteorologjike ndikon negativisht te shumë persona me sëmundje kronike (hipertension, ostmatikët, diabetikët ) dhe te të moshuarit”, bën me dije Instituti./FolDrejt/