Dita Botërore e Sindromës Down, 21 Mars, është një ditë globale e ndërgjegjësimit e cila është vëzhguar zyrtarisht nga Kombet e Bashkuara që nga viti 2012.
Data për këtë ditë që është dita e 21-të e muajit të 3-të, u zgjodh për të treguar veçantinë e trefishimit – trisomia e kromozomit 21 i cili shkakton sindromën.
Në këtë ditë, njerëzit me sindromën down dhe ata që jetojnë dhe punojnë me ta në të gjithë botën organizojnë dhe marrin pjesë në aktivitete dhe ngjarje për të rritur ndërgjegjësimin e publikut dhe për të krijuar një zë të vetëm global që mbron të drejtat, përfshirjen dhe mirëqenien e njerëzve me këtë sindromë.