Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, ka thënë se “ditë të vështira” e presin Ukrainën.
Sullivan ka folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë përpara udhëtimit të presidentit Joe Biden në Bruksel të mërkurën, përcjell Telegrafi.
Sullivan tha gjithashtu se SHBA nuk ka parë asnjë provë që Kina i ka ofruar Rusisë armë.
Ndryshe, nga Brukseli, Biden do të udhëtojë për në Varshavë në Poloni, e cila kufizohet me Ukrainën dhe është anëtare e NATO-s.