Drejtori ekzekutiv i prodhuesit gjerman të automobilave ‘Audi’, Markus Duesmann, ka deklaruar se zbatimi i kufizimit të shpejtësisë në autostradë dhe “Ditët pa makina” mund të ndihmojnë Gjermaninë në luftën me krizën energjike dhe me pasojat e luftës ruso-ukrainase.
Sipas mediave gjermane, Duesmann tha se është e nevojshme të ndërmerren hapa vendimtare në luftën me krizën energjike, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Duhet edhe njëherë të mendojmë dhe të kuptojmë se jetët tona po ndryshojnë”, theksoi Duesmann.
Ai theksoi se paratë nuk duhet të jenë më “rregullatori i vetëm” në situatën aktuale.
Madje, ai konsideron se nuk do të ishte një problem kthimi i ndalesës tërë-ditore të ngasjes, që u zbatua për t’i ndihmuar Gjermanisë për ta përballuar krizën e naftës në vitin 1970.
Duesmann pranoi se ‘Audi’ tashmë po ndjen “shenjat e hershme” të rënies së kërkesës në Evropë.
Megjithëse kompania nuk ka ulur parashikimet e saj, Duesmann tha se “diçka po përgatitet, nuk mund të përjashtojmë asgjë”./FolDrejt/