Samsung pritet të lansoj Galaxy S10 në 2019. Sa i përket specifikave, nuk është e vështirë të supozohet se pajisja do të jetë e pajisur me procesorin Exynos më të fundit për disa tregje, si dhe me procesorin më të fundit Qualcomm për tregjet e tjera.
Pajisja gjithashtu do të paketoj pak a shumë 6 deri në 8GB RAM, dhe ndoshta do të vijë me një konfigurim të dyfishtë kamerash.
Siç mund ta shihni në foton e mësipërme, duket se sugjeron që ne mund të shohim një ekran të plotë pa asnjë kornizë, ku në vend të një shiriti të zi sipër që shumë njerëzve nuk i pëlqen, Samsung ka zgjedhur një prerje të vogël rrethore në pjesën e sipërme të majtë të telefonit.
Diçka tjetër që duket se sugjeron fotoja është se për herë të parë për një kohë të gjatë, Samsung në të vërtetë nuk do të ofrojë skajet e lakuara për telefonat Galaxy S.
Dizajni i lakuar filloi disa gjenerata më parë, përpara se përfundimisht të bëhej një element kryesor në të gjitha telefonat e Samsung, por nëse dizajni i patentave është i saktë, Samsung mund të shkoj në një drejtim tjetër për Galaxy S10.