Sipas Nacional, Manchester United po kërkon t’i ofrojë sulmuesit magjik të Real Madridit, Karim Benzema, një kontratë “të çmendur” për ta transferuar atë në Old Trafford, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Fituesi i Topit të Artë të vitit 2022 ka qenë lideri i Real Madridit në dy sezonet e tyre të mëparshme. Por për shkak të dëmtimeve të tij të shumta, bisedimet e zgjatjes së kontratës mes Benzemas dhe Madridit janë aktualisht të paralizuara.
Dhe me United që kurseu miliona pas shkëputjes së kontratës me Ronaldon, ata duan t’i ofrojnë një marrëveshje fitimprurëse Benzemas.
Djajtë e Kuq janë përgatitur t’i premtojnë sulmuesit francez pozitën e titullarit në njëmbëdhjetëshen e Erik Ten Hag. /FolDrejt/