Sipas një raporti nga Fichajes, Manchester United është klubi i fundit që po konkuron për nënshkrimin e mesfushorit të Fiorentinës, Sofyan Amrabat, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Erik Ten Hag do të dëshironte të përmirësonte mesfushën e tij dhe Amrabat e ka dëshmuar veten në Kupën e Botës.
26-vjeçari mund të jetë një zgjidhje për një kohë të gjatë për problemet e mesfushës së United, me Casemiro që ka arritur muzgun e karrierës së tij dhe si Fred ashtu edhe Mctominay nuk kanë arritur të lënë përshtypje. /FolDrejt/