Në komunën e Skenderajt me datë 09.04.2022 rreth orës 03:57 është raportuar një rast se djali e ka rrahur babain e tij.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor pas sulmit fizik nga i biri, kurse i dyshuari (djali i tij) është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, transmeton FolDrejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton FolDrejt.