Një person është raportuar i zhdukur në fshatin Bushnicë të Novobërdës.
Rasti u raportua nga djali i të zhdukurit, përcjell Fol Drejt.
“Fsh. Bushnicë, Novobërdë, 15.04.2023-12:30. Ankuesi mashkull kosovar me 16.04.2023 ka raportuar se, viktima mashkull kosovar-babi i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend-ndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/