Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, përmes një video të publikuar nga kryetari i kryeqytetit të Shqipërisë, Erion Veliaj, ka bërë të ditur se për kë do të votojë në zgjedhjet lokale në Shqipëri.
Ai ka treguar se ka dy pasaporta dhe ka të drejtë vote në Shqipëri, duke shtuar se do të votojë për Erion Veliajn pasi që ai është mik i babait të tij dhe i Kosovës.
“Është mik i mirë i babit dhe i gjithë Kosovës”, thotë Endriti për Erion Veliajn.
Ndërsa, në videon e shpërndarë të djalit të ish-presidentit të Kosovës, Erion Veliaj ka shkruar: “Të jam mirënjohës për fjalët inkurajuese, @endritthaci. E vlerësoj shumë mbështetjen tënde!”. /FolDrejt/