Ukë Rugova, djali i ish-presidentit të Kosovës Ukë Rugova po lakohet si një emër i mundshëm që mund të jetë kandidat për kryetar të partisë Lidhja Demokratike e Kosovës.
Anëtari i kësaj partie, Astrit Haraqija ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet krah Ukë Rugovës.
“Mirëmengjesi RUGOVISTA. Sinqerisht nuk jemi Pretendent ,Por …… Zoti bekoftë Dardaninë”, shkruan ai krah fotos.
355 delegatë nga 38 degë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të vendosin se kush do të udhëheq me këtë parti për dy vitet e ardhshme.
Me datë 14 mars, nga të gjitha komunat në Kuvend zgjedhor do të mblidhen për të dhënë votën e tyre. Kandidimi për kryetar bëhet në Kuvend. Secila kandidaturë duhet të miratohet me 50 për qind plus 1 të delegatëve të pranishëm.
Në rast se Kuvendi nuk aprovon më shumë se një kandidaturë, atëherë ai vendos për mënyrën e përzgjedhjes dhe votimit për Kryetar. Kryetari i LDK-së njëkohësisht është kryetar i Kuvendit, i Këshillit të Përgjithshëm dhe i Kryesisë së LDK-së.