Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Dukas të Patosit në Shqipëri ku një 30-vjeçar ka plagosur me thikë nënën e tij.
Mësohet se 30-vjeçari sapo kishte mbërritur nga Gjermania dhe i ka kërkuar para mamasë së tij, por kjo e fundit nuk i ka dhënë.
Kjo ka bërë që të nisë një debat mes tyre, i cili ka përfunduar me goditjen me thikë disa herë në trup të nënës së tij.
Sipas informacioneve paraprake 30-vjeçari është plaguar nga policia dhe bëhet me dije se ai ka qenë nën efektin e alkoolit.
Ndërkohë, 50-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe gjendja e saj shëndetësore shfaqet e rëndë pasi ka humbur shumë gjak./oranews/